Teuta mbyll javën me një ndeshje brenda grupit, të hënën nis java anti-Vora

Teuta mbyll javën me një ndeshje brenda grupit, të hënën nis java anti-Vora

Teuta ka vijuar stërvitjen me “marshin” e pestë. Klubi po vijon punën që të kompletojë sa më shpejt edhe stadiumin dhe të jetë gati për të nisur me mbarë sezonin 2025-2026 në shtëpi. Ashtu si shumica e klubeve të Kategorisë Superiore, blutë kanë zbritur në fushë që në qershor. Që nga ajo datë ka zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare ndaj Partizanit. Skuadra, me në krye trajnerin Dobi, ka vazhduar në fushë duke zhvilluar seancën e radhës stërvitore, e cila edhe mbyll javën e përgatitjeve. Kjo javë u mbyll me një ndeshje kontrolli brenda grupit. Trajneri Dobi ka testuar të shtunën grupin e lojtarëve që ka pasur në dispozicion, përfshirë edhe të ardhurit e ditëve të fundit. E shtuna edhe e diela janë lënë pushim nga stafi...