Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Anglia “mërzit” tifozët, por bën detyrën ndaj Andorrës. Ja situata në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria
Anglia ka fituar 2-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, e luajtur në “Villa Park”, në Birmingham. Pavarësisht fitores, perfomanca e të besuarve të Thomas Tuchel nuk ishte edhe aq mbresëlënëse, gjë që u kuptuar edhe nga vërshëllimat e tifozëve herë pas here në drejtim të lojtarëve të tyre. Në minutën e 25-të, një krosim i Noni Madueke devijohet me kokë nga mbrojtësi i Andorës, Christian Garcia dhe përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për anglezët. Në minutën e 66-të, Anglia dyfishon shifrat me Declan Rice, i cili shënon me kokë pas krosimit perfekt nga Reece James. SHIKOGOLAT Më herët, po në këtë grup Serbia fitoi në transfertë 0-1 ndaj Letonisë, me golin e Dusan Vlahovic...