“Duhet të jemi kreativë në aksionin opozitar”, Boçi i PD: Kërkohet angazhim dhe vullnet

“Duhet të jemi kreativë në aksionin opozitar”, Boçi i PD: Kërkohet angazhim dhe vullnet

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në një emision televiziv ka folur për vijueshmërinë dhe strategjinë e opozitës me nisjen e sezonit të ri politik në Shqipëri. Boçi theksoi se aksioni i opozitës duhet të jetë jetik dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë edhe grupin parlamentar. “Nëse hyn në Kuvend, grupi parlamentar duhet të ketë një betejë të drejtpërdrejtë politike,” tha ai, duke shtuar se nevojitet edhe një kreativitet i ri me mënyra që nuk janë parë më parë. Sipas Boçit, opozita duhet të organizojë aksione përtej grupit parlamentar, duke përdorur forma si protesta, grumbullime dhe forma të tjera veprimi që do të vendosen në forumet e PD. “Aksioni duhet të jetë vital, duke përfshirë edhe grupin parlamentar që nëse hyn në parlament...