“Via Egnatia nuk mund të mbulohet me asfaltin e injorancës”/ Auron Tare bën krahasimin me fqinjët: Shikoni si Italia mbron Via Apian, vini dorë përpara se Europa të na shohë me përbuzje

“Via Egnatia nuk mund të mbulohet me asfaltin e injorancës”/ Auron Tare bën krahasimin me fqinjët: Shikoni si Italia mbron Via Apian, vini dorë përpara se Europa të na shohë me përbuzje

Studiuesi Auron Tare reagoi ashpër për ndërhyrjet që po bëhen në rrugën Egnatia. Në një kërkesë drejtuar kryeministrit Edi Rama, Tare kërkon ndërhyrje të menjëhershme, pasi sipas tij, “Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës”. Vendet fqinje, thotë ai, i mbrojnë dhe restaurojnë pasuri të tilla të trashëgimisë kulturore, teksa thekson se “Via Egnatia është Udha jonë për në Europë”. Postimi i plotë i Tares: Z. Kryeministër, vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri. Përpos fakti që po bëhemi qesharakë në sytë të botës, po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj. Trashëgimia...