Supermakinat dhe rregullat e padukshme/ Të jesh i pasur nuk mjafton për të qenë pronar i një Ferrari apo Bugatti

Supermakinat dhe rregullat e padukshme/ Të jesh i pasur nuk mjafton për të qenë pronar i një Ferrari apo Bugatti

Në një botë ku luksin e lidhim zakonisht me lirinë absolute, supermakinat tregojnë të kundërtën: në fakt, të jesh pronar i njw Ferrari, Bugatti apo Rolls-Royce nuk është thjesht çështje banke, por edhe ‘mirësjelljeje’. Këto marka vendosin rregulla të pazakonta, shpesh të padukshme për publikun, që i bëjnë pronarët e tyre të ndihen pjesë e një klubi të përzgjedhur. Ferrari, marka zgjedh pronarin Ferrari është shembulli më i qartë. Një LaFerrari apo Monza SP2 nuk mund ta blejë kushdo, edhe nëse ka paratë gati. Kompania zgjedh vetë se kush është ‘i denjë’, duke refuzuar shpesh VIP-a që nuk respektojnë imazhin e saj. Personalizimet e tepruara, mbështjelljet me ngjyra ekstreme apo ndryshimet në logon e famshme ‘Cavallino Rampante’ janë tabu. Dhe nëse mendon ta shesësh shpejt...