Verstappen befason të gjithë në Monza, siguron “pole position” në tempullin e shpejtësisë

Verstappen befason të gjithë në Monza, siguron “pole position” në tempullin e shpejtësisë

6 Shtator 2025 17:10 Telesport Max Verstappen me Red Bull siguroi pasditen e sotme “pole position” në pistën e Monza, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1. Kampioni i botës dha kohën 1’18”923, duke qenë më i shpejti në pistë dhe befasuar të gjithë me këtë kohë. Në vendin e dytë u rendit Lando Norris me McLaren, që ka pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Në vendin e katërt u klasifikua Charles Leclerc me Ferrari, ndërkohë që britaniku Lewis Hamilton do ta nisë garën nga vendi i 10-të pas penalizimit me 5 pozicione. Kështu, në vendin e pestë u klasifikua George Russel me Mercedes, që la pas Kimi Antontelli. Në “top-10” u renditën edhe Bortoleto, Alonso e Tsunoda. Ajo...