Farage: Do të takoj Edi Ramën! Politikani britanik provokon sërish: Mund të mbush edhe një avion me emigrantë

Farage: Do të takoj Edi Ramën! Politikani britanik provokon sërish: Mund të mbush edhe një avion me emigrantë

Politikani britanik Nigel Farage, ka njoftuar se do të vijë në Shqipëri ku do të zhvillojë një takim më kryeminstrin Edi Rama në javët e ardhshme, pas “betejës” që zhvilluan online për çështjen e emigrantëve. Gjatë një konference të partisë së tij “Reform Uk” në Birmingham, Farage premtoi një qeveri me politika të ashpra sa i takon emigrantëve dhe tha se është në bisedime me disa vende të huaja. “Do të shkoj të ha drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një aeroplan shumë të madh dhe të marr një ngarkesë emigrantësh me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë...