Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Përgjimet e paligjshme, skandalet, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes kanë lënë në plan të dytë debatin për zgjidhjet reale të problemeve të qytetarëve, në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor. Në bllokun politik shqiptar dominojnë akuzat për keqpërdorime mes kandidatëve për kryetar komune në Çair të Shkupit. Për shembull, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka akuzuar ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, se mban kontakte me ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në Budapest. Shumica qeverisëse ka akuzuar, po ashtu, Osmanin se ka keqpërdorur 1.8 milion euro nga buxheti i shtetit për pastrimin dhe lyerjen e sallës, ku është mbajtur samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, duke i dhënë kontratën një kompanie që financon partinë...