Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Punonjësit e Bankers sërish në protestë: Rritje rroge dhe trajtim shëndetësor ose nuk punojmë më
PAMJE NGA PROTESTA FIER-Punonjësit e kompanisë së naftës Bankers Petroleum kanë protestuar sërish këtë të shtunë në Marinzë, duke kërkuar një marrëveshje të re që garanton të drejtat e tyre. Naftëtarët kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë. Po ashtu ata shprehen se nuk do të punojnë më nëse vijon të mungojë transparenca për kontratat ekzistuese. “Greva do të thotë se ne nuk punojmë më. Nëse kërkoni kontratë pa na përfshirë ne, nuk do ta keni. Duhet një marrëveshje e re me naftëtarët,” deklaruan ata gjatë tubimit. Naftëtarët kërkojnë ulje në tryezë për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët./ZËRI