“Objektivi me Gjibraltarin ishte të provoheshin lojtarët e rinj”/ Shehu e Daku para duelit me Letoninë: Përveç Anglisë, kemi dominuar çdo ndeshje

“Objektivi me Gjibraltarin ishte të provoheshin lojtarët e rinj”/ Shehu e Daku para duelit me Letoninë: Përveç Anglisë, kemi dominuar çdo ndeshje

Juljan Shehu dhe Mirlind Daku dolën sot në konferencën për media nga stadiumi “Arena Kombëtare”, në prag të sfidës Shqipëri–Letoni. Futbollistët kuqezi folën për objektivat e këtij takimi, ndërsa komentuan gjithashtu fitoren 0-1 në miqësoren e fundit ndaj Gjibraltarit. Juljan Shehu theksoi se ndeshja e radhës ndaj Letonisë është shumë e rëndësishme dhe objektivi kryesor është të marrim tre pikët. Ndeshja me Gjilbraltarin – Objektivi për ndeshjen me Gjibraltarin ishte që të provoheshin lojtarët e rinj, disa mënyra loje. Besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. Lojtarëve që iu dha mundësia të luanin, besoj se luajtën mirë dhe treguan vlerat e tyre si futbollistë të ekipit kombëtar. Ishte ndeshje pozitive. Gjendja e skuadrës për ndeshjen e ardhshme – Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishmja....