Donald Trump rrit presionin mbi Venezuelën/ Kërcënon të rrëzojë avionët luftarakë

Donald Trump rrit presionin mbi Venezuelën/ Kërcënon të rrëzojë avionët luftarakë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po rrit presionin ushtarak mbi Venezuelën. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump kërcënoi të rrëzojë një avion ushtarak venezuelan që ishte parë pranë një anijeje amerikane. Nëse avionët do të kërcënonin anijen, “ata do të rrëzoheshin”, tha Trump. Të enjten në mbrëmje, Pentagoni njoftoi në Platformën X se dy avionë ushtarakë venezuelianë kishin fluturuar pranë një anijeje të Marinës Amerikane në ujëra ndërkombëtare. “Ky veprim shumë provokues kishte për qëllim të prishte operacionet tona kundër narko-terrorizmit”, thuhej në postim. Departamenti i Mbrojtjes paralajmëroi Venezuelën kundër përpjekjeve të mëtejshme për të ndërhyrë në operacionet ushtarake amerikane kundër narkotikëve. Siç raportoi CNN, duke cituar disa burime të brendshme, Trump po shqyrton gjithashtu sulme ushtarake kundër karteleve të drogës në...