Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërdoroi 50 milionë euro për shtypjen e protestave/ Vuçiç pranon: Duhet ndryshuar Kushtetuta për të kontrolluar gjyqësorin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dalë sërish me deklarata skandaloze dhe sulme të drejtpërdrejta ndaj sistemit të drejtësisë në vend, duke akuzuar gjyqtarë dhe prokurorë se “janë në anën e protestuesve” dhe se “marrin para nga jashtë” për të liruar studentët dhe qytetarët e arrestuar gjatë demonstratave. Në një intervistë për televizionin pro-qeveritar “Pink”, Vuçiç përdori gjuhë kërcënuese ndaj drejtësisë, duke i akuzuar ata që nuk i shërbejnë verbërisht pushtetit të tij se “janë të korruptuar nga OJQ-të e huaja” dhe se “po punojnë për shkatërrimin e shtetit”. “Këta njerëz nuk e bëjnë punën e tyre. Shihni nga paguhen, përveç pagave që u japin qytetarët, ata marrin para nga jashtë për të liruar ata që sulmuan policinë. Nuk është sekret”, tha Vuçiç, duke i trajtuar...