“Trekëndëshi i së keqes”/ Soros-Rama-McGonigal, miqësia që minoi drejtësinë shqiptare dhe asgjesimi i opozitës

“Trekëndëshi i së keqes”/ Soros-Rama-McGonigal, miqësia që minoi drejtësinë shqiptare dhe asgjesimi i opozitës

Një nga skandalet më tronditëse ndërkombëtare që lidhet me Shqipërinë ka zbuluar një rrjet ndikimi ku përfshihen ish-drejtuesi i FBI-së, Charles McGonigal, dhe Kryeministri Edi Rama. Hetimet amerikane tregojnë se marrëdhënia mes tyre nuk ishte thjesht formale apo diplomatike, por u përdor si një mjet për të manipuluar sistemin e drejtësisë dhe për të ushtruar presion ndaj kundërshtarëve politikë. Ky rrjet ndikimi ka vepruar në harmoni të plotë me padronin politik të Ramës, George Soros, dhe të birin e tij, Alex Soros. Fillimisht, Rama mohoi çdo lidhje problematike me McGonigal, duke e paraqitur komunikimin me të si pjesë të rutinës diplomatike. Por dokumentet e hetimit amerikan zbulojnë se McGonigal ka përdorur këto lidhje për të avancuar interesa të caktuara biznesi dhe për të ndikuar vendimmarrjen...