Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shehu: Nuk kemi asnjë justifikim, ndaj Letonisë vlejnë vetëm 3 pikët
Juljan Shehu foli sot në konferencën për shtyp, në prag të sfidës Shqipëri–Letoni. Mbi ndeshjen me Gjilbraltarin: “Objektivi ishte të provoheshin lojtarët e rinj, disa mënyra loje. Besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. Lojtarëve që iu dha mundësia të luanin, besoj se luajtën mirë dhe treguan vlerat e tyre. Ishte paraqitje pozitive”. Tani vjen Letonia: “Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja. Gjendja në skuadër është shumë e mirë, kemi entuziazëm, duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Ky është edhe objektivi kryesor, të marrim tri pikët”. Çfarë duhet korigjuar nga ndeshja e kaluar me Letoninë: “Nuk besoj se është çështje përqëndrimi. Çdo ekip, qoftë Letonia, qofshin të tjerët që në letër janë më të dobët se ne, luajnë futboll dhe nuk është e lehtë të...