Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Daku: Krijojmë shumë raste, por na brengos finalizimi. Autokritika vjen ndaj Letonisë
Mirlind Daku komentoi ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe foli për sfidën e radhës kualifikuese ndaj Letonisë: “Ndaj Gjibraltarit u testuan lojtarë të rinj, ishte hera e parë që luanim bashkë. Si sulmues kishim disa raste, por nuk ishte përqendrimi maksimal. Mos harroni se miqësore janë vetëm për të parë ekipin si vendoset dhe skemat që i përgatisim. Edhe miqësoret, normalisht janë për t’u fituar, por e kemi të qartë çfarë duhet përmirësuar”. Tani vjen Letonia: “Në ndeshjen e parë kundër saj kemi pasur shumë raste, por nuk finalizuam. Ishim disi të ngarkuar pas ndeshjes kundër Serbisë, me shumë volum dhe intensitet. Vuajtëm në finalizim, pasi rastet nuk mungonin. Për këtë duhet të brengosemi, pasi kemi pasur raste dhe mund të fitonim. Shpresoj që në ndeshjen...