Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Policia e Shkodrës ndalon dy shtetas për dhunë në familje, arrestohet 43- vjeçari, komunikime intime me një të mitur
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim F(A). E., 48 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Dibër, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Dhuna në familje”. Bashkëshortja e tij ka kallëzuar në Polici, se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Dibër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se një shtetas 43-vjeçar kishte komunikime me përmbajtje intime me një shtetase të mitur, dhe i kërkonte që e mitura ta takonte, ndaluan me iniciativë, për veprën penale “Vepra të turpshme”, shtetasin G. T., 43 vjeç, banues në fshatin Trush. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e...