Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Botërori i Volejbollit për vajza/ Turqia për herë të parë në finale
Në gjysmëfinalen e parë të Botërorit numër 20 për femra, Turqia arriti të mposhtë 3-1 Japoninë duke siguruar për herë të parë në histori një finale të këtij niveli. Vendimtare shtatlartet Melisa Vargas (1.94m) dhe Ebrar Karaturk (1.96m). Ndërkaq Brazili do të përballet me Italinë në gjysmëfinalet e dytë në orën 14:30 të Kampionatit Botëror të Volejbollit për Femra që po zhvillohet në Bankong, Tajlandë. Kombëtarja braziliane mposhti Francën 3-0 në çerekfinale, duke siguruar kualifikimin e saj me një fitore 27-25, 33-31, 25-19 në stadiumin e mbyllur Huamark në Bangkok. Amerikano-jugorët do të kthehen në aksion pas pak, kur do të përballen me Italinë e Julio Velascos./Sportiim.al/ Vazhdo leximin