Histori dhe traditë në Tepelenë – Në tre muajt e verës qyteti tërhoqi mbi 5 mijë vizitorë

Histori dhe traditë në Tepelenë – Në tre muajt e verës qyteti tërhoqi mbi 5 mijë vizitorë

Qyteti i Tepelenës vijon të mbetet një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të shtatorit. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Turizmit, numri i vizitorëve ka shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Peizazhet natyrore, historia dhe mikpritja e banorëve janë faktorët kryesorë që po tërheqin vizitorët. “Na pëlqen shumë Tepelena. Peizazhet janë mahnitëse dhe njerëzit këtu janë shumë mikpritës. Ndihemi si në shtëpinë tonë dhe po shijojmë çdo moment të vizitës sonë këtu,” shprehet një prej turistëve. Ndërsa një tjetër turist u shpreh për RTSH, “Ky qytet është i mbushur me histori dhe një atmosferë të veçantë. Çdo rrugicë dhe monument na bën të ndiejmë lidhje me të kaluarën dhe mezi presim të...