I kushtoi jetën trashëgimisë kulturore/ Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido

I kushtoi jetën trashëgimisë kulturore/ Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido

Studiuesi dhe etnografi Agim Bido është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare. Ai i kushtoi jetën dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Agim Bido është autor i veprës “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991). Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare. Kontributi i tij studimor ishte thelbësor në regjistrimin e xhubletës si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s. Trashëgimia kërkimore shkencore e Agim Bido përfshin mbi 300 shkrime në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit. Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundon studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe...