Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mbappé barazohet me Henry te Franca: Çmenduri ta arrij kaq shpejt, por më tepër rëndësi kanë trofetë
6 Shtator 2025 11:41 Alfred Lleshi Me golin për 2-0 ndaj Ukrainës, në kualifikueset e Botërorit 2026, Kylian Mbappé arriti Thierry Henry, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të Francës. Mbappé deklaroi: “Duartrokitje për Titi, por tani dua ta kaloj (qesh)! Është nder të barazosh një lojtar si Thierry Henry. Të gjithë e dinë çfarë përfaqëson për ne francezët, sidomos për sulmuesit. Ai hapi rrugën, kam shumë respekt dhe admirim për të. Arritja e këtij numri kaq shpejt është çmenduri, por më pëlqen. Dua të vazhdoj dhe sidomos të fitoj ndeshje e tituj”. Rekordin e golashënuesit më të madh francez e mban Olivier Giroud me 57 gola. Mbappé shtoi: “Rekordin e shoh gjithmonë më afër, por nuk mendoj shumë për...