Funerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit

Funerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit

Kapela mortore e Giorgio Armani-t, mjeshtrit të padiskutueshëm të stilit italian, është hapur që në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59, Milano. Por që nga ora 7:00, qindra qytetarë kishin mbërritur për të qëndruar në radhë e për t’i bërë nderimet e fundit ikonës së modës. Kapela do të jetë e hapur për vizitorët gjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër, të dielën më 7 shtator, deri në orën 18:00. Atmosfera në Via Bergognone është mbushur me admirues, turistë dhe qytetarë, që kanë ardhur për të nderuar “Mbretin George”. Dy radhë janë krijuar për hyrje: njëra e rezervuar për punonjësit e Giorgio Armani-t, dhe tjetra për publikun e gjerë. Ndër figurat e para që kanë bërë homazhet sot...