Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koncesioni i laboratorëve në shëndetësi, një histori 10-vjeçare skandalesh, si u ndërtua “miniera e artë” e…
Koncesioni i laboratorëve mjekësorë është një nga historitë më të errëta të tranzicionit shqiptar, ku shëndeti publik u shndërrua në mall tregu dhe buxheti i shtetit në arkë private. Nga ideja e prezantuar si reformë modernizuese, ky projekt u kthye në një kontratë 100 milionë euroshe, e mbuluar me dyshime, shkelje ligjore dhe abuzime. Sipas një investigimi të bërë nga gazeta “SOT”, dokumentet tregojnë se që nga viti 2014, kur u hodh në tavolinë si një projekt “me standarde europiane”, rruga drejt firmosjes ishte e mbushur me paralajmërime, kundërshtime politike dhe raporte alarmuese nga institucionet. Megjithatë, qeveria e çoi deri në fund, duke i dorëzuar privatit laboratorët e 18 spitaleve kryesore të vendit. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Autoriteti i Konkurrencës kanë ngritur alarmin...