Bilanci i dëmeve nga zjarri në Skënderbegas/ 68 banesa të djegura, 10 prej tyre totalisht, 215 bagëti të ngordhura

Bilanci i dëmeve nga zjarri në Skënderbegas/ 68 banesa të djegura, 10 prej tyre totalisht, 215 bagëti të ngordhura

Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit i cili preku njësinë Skënderbegas në Gramsh. Sipas të dhënave 68 banesa janë djegur. 10 prej tyre totalisht për të cilat kërkohet rindërtim i plotë, 16 rikonstruksion i pjesshëm, 42 banesa të tjera të dëmtuara kanë qenë shtëpi sezonale ose të pabanueshme. Në këto statistika janë përfshirë edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet e banorëve të prekur. Për shkak të zjarrit në këto fshatra ngordhën 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë. Zjarri shkrumboi tërësisht 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1451 hektarë bimë medicinale, 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë. Ndërsa sa i përket pyjeve ende nuk ka një të dhënë të konfirmuar pasi sipërfaqja e prekur, kryesisht...