Qëlloi me çifte drejt 34-vjeçarit pas një sherri verbal, arrestohet i riu në Durrës

Qëlloi me çifte drejt 34-vjeçarit pas një sherri verbal, arrestohet i riu në Durrës

Sebastian Toska në Durrës është arrestuar nga policia pasi qëlloi me çifte ndaj një 34-vjeçari pas sherrit që pati me të. Ngjarja ka ndodhur në Hamallaj pas një konflikti mes të dyve. 27-vjeçari Toska qëlloi me çifte në drejtim të 34-vjeçarit SH.H. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Policia, që shkoi menjëherë në vendngjarje sapo u lajmërua, arrestoi në flagrancë të riun, i cili posedonte pa leje edhe çiften. Sebastian Toska akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, prishja e rendit publik dhe armëmbajtje pa leje. Njoftimi i Policisë Durrës: Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku u përdor edhe armë gjahu Finalizohet operacioni policor i koduar “Shotgun”. Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të...