Abuzoi se*sualisht me 18-vjeçaren italiane, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Abuzoi se*sualisht me 18-vjeçaren italiane, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Durrës- 26-vjeçari Leonardo Preza është arrestuar nga policia e Durrësit. Sipas policisë, i riu është arrestuar pas disa orësh kërkime dhe akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane. I riu rezulton i dënuar më parë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes. Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.