U dorëhoq pas skandalit të taksave/ Nga mëmësia në moshën 16-vjeçare tek djali i sëmurë, jeta e ndërlikuar e Angela Rayner, si e dëmtoi imazhin e saj

U dorëhoq pas skandalit të taksave/ Nga mëmësia në moshën 16-vjeçare tek djali i sëmurë, jeta e ndërlikuar e Angela Rayner, si e dëmtoi imazhin e saj

Kur skandalet shpërthenin mbi çështjet financiare të rivalëve të saj konservatorë, Angela Rayner ishte sulmuesja kryesore e Partisë Laburiste, duke akuzuar për korrupsion të supozuar dhe duke kërkuar dorëheqje. Mantra e saj ishte se ndershmëria ishte vlera më e rëndësishme në politikë, e vetmja mënyrë për të rikthyer besimin e publikut. Kështu që, kur dështimi i saj për të paguar detyrimin e taksës së pronës (stamp duty) si ministre e Strehimit u bë “gozhda e fundit në arkivolin e saj politik”, korit të pyetjeve mbi integritetin e saj mund t’i jetë shkaktuar një dëm i parikuperueshëm imazhit të saj politik. Kur Rayner deklaroi javën e kaluar se kishte “vepruar plotësisht në përputhje me të gjitha kërkesat përkatëse”, kjo rikujtoi përgjigjen e saj ndaj një skandali...