Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
26-vjeçari abuzon me turisten italiane/ Kapet pas disa orësh në Durrës, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi abuzoi seksualisht me një turiste italiane. Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Leonardo Preza është i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Arrestimi i tij u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane. Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën...