Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vranësira dhe temperatura deri në 35 gradë Celsius, si parashikohet moti për ditën e sotme
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas SHMU. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.