Aksident i rëndë në Dukat Fushë/ Përplasen dy automjete, plagosen katër persona, dy në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Dukat Fushë/ Përplasen dy automjete, plagosen katër persona, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku janë përfshirë dy automjete, një “Audi” dhe një mjet tip “Fiat”. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Ambulanca e parë ka mbërritur në vendngjarje duke transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Top Channel