Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një mbrëmje poetike dhe një ekspozitë me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës
Një mbrëmje poetike përmes krijimeve të publikut, risolli në kujtesë jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Tereza. Me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) hapi dyert për një mbrëmje poetike. Në këtë aktivitet, të zhvilluar në hapësirën e DPA-së dedikuar aktiviteteve kulturore, qenë të pranishëm drejtori i përgjithshëm në detyrë i DPA-së, z. Endrit Musaj, presidenti i projektit “Shpresa”, z. Luigj Mila, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi, si edhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend. Në fjalën e mbajtur, Musaj tha se ky aktivitet është një thirrje për të mos e parë Nënë Terezën vetëm si një figurë të shenjtë, por si një shembull që duhet ndjekur. “Nënë Tereza është një...