Verërat shqiptare drejt BE, miratohen certifikatat e reja – Shtohen informacionet që duhet të përmbajë etiketa e…

Verërat shqiptare drejt BE, miratohen certifikatat e reja – Shtohen informacionet që duhet të përmbajë etiketa e…

Kantinat shqiptare që prodhojnë verë dhe e eksportojnë atë në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë do duhet të pajisen me një certifikatë të re eksporti. Ministria e Bujqësisë ka miratuar modelin e ri të certifikatës e cila do të lëshohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Për produktet e verës me destinacion  eksportin në vendet e Bashkimit Evropian, entet  dhe laboratorët e autorizuar nga Ministria e  Bujqësisë, për lëshimin e  certifikatës VI-1, certifikatë e detyrueshme për eksport në vendet e BE-së, përdorin një format më të avancuar që përmban të dhëna shteruese mbi produktin sipas standardeve evropiane. Certifikata për eksport plotësohet nga dorëzuesi ose një person i autorizuar prej tij dhe që vepron në emër të dorëzuesit. Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë...