Luis Enrique shtrohet në spital, aksidentohet me biçikletë dhe thyen klavikulën

Luis Enrique shtrohet në spital, aksidentohet me biçikletë dhe thyen klavikulën

6 Shtator 2025 7:48 Alfred Lleshi Trajneri i PSG, Luis Enrique, pësoi të premten një aksident me biçikletë, njoftoi klubi parizien në rrjetet sociale. Teknikut spanjoll iu desh të dërgohej me urgjencë në spital pas rrëzimit të rëndë dhe pritet të operohet në orët në vijim. Në komunikatë, PSG-ja nuk specifikoi kohën e mungesës së tij, por bëri të ditur se ka pësuar frakturë në klavikul. Pas pushimit prej kombëtareve, më 14 shtator, parizienët do të luajnë kundër Lens. Klubi francez shprehu “mbështetje të plotë” për trajnerin e tij dhe i uroi “shërim sa më të shpejtë”. Në orët e ardhshme pritet të jepen më shumë detaje mbi gjendjen e Luis Enrique dhe rrethanat e incidentit.