Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Start me fitore 5-0, Gattuso: Urime djemve! Duam t’i bëjmë italianët sërish të lumtur
6 Shtator 2025 8:06 Alfred Lleshi Debutim i mbarë për Rino Gattuson në stolin e Italisë, me fitoren e thellë 5-0 ndaj Estonisë. “Duhet t’i falënderojmë djemtë për shfaqjen që dhanë. Në pjesën e parë mungoi vetëm goli, mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Merita është e djemve për mënyrën si u sollën këto ditë. Punuan mirë, kishte një ambient që më pëlqeu shumë. Urimet iu shkojnë atyre”, – tha “luftëtari” për “Rai Sport”. Sa i përket Kean dhe Retegui, trajneri shtoi: “Të gjithë skuadrës duhet t’i bëjmë komplimente. Luajtëm me dy sulmues, e dinim se mund të rrezikonim në ndonjë kundërsulm, por donim të luanim në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Është normale që kur rritet niveli, ndeshje të tilla delikate të bëjnë...