Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
FSHF zbardh kalendarin e Superiores për 4 xhirot e ardhshme, te Vllaznia optimizëm para duelit me Partizanin
Adriatik BALLA Kategoria Superiore është ndërprerë për momentin, për shkak të angazhimeve të skuadrës kombëtare në kualifikueset e Botërorit, e rrjedhimisht java e tretë do të luhet fundjavën e ardhshme. Ndërkohë, klubet i vijojnë përgatitjet e tyre, me shumë forcë madje, por nuk kanë munguar edhe lëvizjet e orëve të fundit të merkatos. Nga ana tjetër, Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të “Abissnet Superiore” për katër javët e ardhshme, nga java e 3-të deri në të 6-ën. Java e tretë do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 13 dhe 14 shtator. Edhe java e katërt dhe e pestë do të luhen gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën. Ndërsa java e gjashtë do të ndahet në tre ditë,...