Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mediat turke: Muçi ikën nga Beshiktashi, së shpejti zyrtarizohet te Trabzonspori
Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses tonë nuk u paraqitën aq mirë në ndeshjen që Shqipëria luajti dhe fitoi 1-0 ndaj Gjibraltarit. Golin e vetëm të takimit e shënoi Asani me penallti. Por duhet thënë se paraqitja e kuqezinjve përballë një kundërshtari modest ishte larg pritshmërive dhe kjo ka sjellë jo pak shqetësim. Duket se lojtarët nuk kishin angazhimin e duhur, si duket të fokusuar më shumë tek ndeshja zyrtare e 9 shtatorit kundër Letonisë. Nga ana tjetër, një pjesë e futbollistëve ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e merkatos së tyre, duke qenë as këndej e as andej. Një nga futbollistët më të përfolur është Ernest Muçi, ku mediat turke një ditë thonë do të qëndrojë e një ditë do të largohet, por tani së...