Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të shtëna me armë zjarri në Kukës, sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një sherri me shtetasin A. A.. “Rreth orës 20:50, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U....