Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në afërsi të Paskuqanit, dëme të shumta materiale
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi ta Paskuqanit. Sipas informacioneve paraprake përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. “Rreth orës 22:30, në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi H. Ç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel