Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosova thyhet në Bazel, Zvicra luan vetëm 45 minuta
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar një humbje të thellë prej 4-0 ndaj Zvicrës, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, e zhvilluar në qytetin e Bazelit. Që nga fillimi i takimit, Zvicra e dominoi ndeshjen si në posedim ashtu edhe në krijimin e rasteve të rrezikshme. Epërsia u vendos në minutën e 22-të kur mbrojtësi Manuel Akanji realizoi me kokë pas një goditje nga këndi, duke kaluar vendasit në avantazh. Vetëm tre minuta më vonë, në të 25-ën, Breel Embolo dyfishoi shifrat pas një asistimi nga Dan Ndoye, duke e vendosur Kosovën në një pozitë të vështirë. Dominimi i helvetikëve vazhdoi edhe më tej, dhe në minutën e 39-të, Silvan Widmer shtoi golin e tretë për Zvicrën, duke përfituar nga një tjetër...