‘Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

‘Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

Nga Alba Kepi Gjykata e Lartë italiane çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin që lejon ndalimin pa urdhër gjyqësor të azilkërkuesve që rikthehen nga Gjadri Për herë të parë në historinë e Republikës Italiane, një qeveri përpiqet të legjitimojë privimin e lirisë personale pa asnjë vendim të gjykatës. Bëhet fjalë për një dispozitë të futur gjatë konvertimit në ligj të dekretit të 28 marsit 2025, e cila u hartua për të zhbërë efektet e vendimeve të Gjykatës së Apelit në Romë mbi rastet e azilkërkuesve që ndodhen në kampin e Gjadrit, në Shqipëri. Gjykata e Lartë ngre alarmin për shkelje kushtetuese e me një vendim të rëndësishëm të datës 4 shtator, Seksioni i Parë Penal i Gjykatës së Kasacionit italiane ka ngritur “dyshime të qarta” për...