Skandali McGonigal/ Gazetari amerikan: Rama i implikuar, do ketë hetime të tjera dhe mund të përfshihet Kongresi

Skandali McGonigal/ Gazetari amerikan: Rama i implikuar, do ketë hetime të tjera dhe mund të përfshihet Kongresi

Analisti dhe gazetari amerikan John R. Schindler ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama mund të ketë lidhje me aferën e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Schindler tha  për Syri tv, se McGonigal ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë, të cilët mund të përfitonin ndihmë për t’u hequr nga listat e sanksioneve dhe kontrollet e SHBA-së. “McGonigal këtu është një kriminel. Ai ka marrë ryshfet nga zyrtarë të ndryshëm. Rama duhet ta ketë ditur se McGonigal ishte pjesë e personave që paguante qeveria e tij. Dhe them se shuma që i është paguar do jetë me siguri më e lartë se 225 mijë dollarë,” tha Schindler. Gazetari amerikan paralajmëroi se për këtë çështje priten hetime të mëtejshme, përfshirë edhe nga Kongresi i SHBA-së. Sipas...