Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Afera McGonigal/ Deklarata e fortë e gazetarit amerikan për SYRI TV: Rama i implikuar, do ketë hetime të tjera, mund të përfshihet edhe Kongresi
Analisti dhe gazetari amerikan John R. Schindler, deklaroi për gazetaren dhe moderatoren Armela Ferko në SYRI TV se Edi Rama mund të jetë i përfshirë në aferën McGonigal. “Mendoj se mund të jetë i implikuar. Nuk e di se si kryeministri Rama nuk ishte i vetëdijshëm se po e korruptonin McGonigalin. McGonigal këtu është një kriminel. Ai ka marrë ryshfet nga zyrtarë të ndryshëm. Rama duhet ta ketë ditur se McGonigal ishte pjesë e personave që paguante qeveria e tij. Dhe them se shuma që i është paguar do jetë me siguri më e lartë se 225 mijë dollarë. Unë kam raportuar në bazë të dëshmive të personave se McGonigal ka qenë i përfshirë me biznesmenë shqiptarë, ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë. Sipas...