Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Të shtëna me armë zjarri në Kukës, shkak bëhet një vend parkimi
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të lagjes nr. 4. Sipas burimeve paraprake, konflikti ka lindur për shkak të një vend parkimi, duke agravuar në të shtëna me armë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur apo të dëmtuar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të identifikuar autorët e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht motivet e incidentit. Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e lagjes, ndërsa priten deklarata zyrtare nga Policia e Kukësit.