Kombëtarja U-21 luan miqësoren ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja U-21 luan miqësoren ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare U-21 luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore të shtatorit ndaj Gjermanisë U-21, në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2. Trajneri Bushi e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Aron Jukaj (GK), Feta Fetai (c), Zylyf Muca, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Ermir Rashica, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Enes Osmani. Pjesa e parë ishte e barabartë. Rasti i parë i rrezikshëm erdhi në minutën e 9-të me Shehun, që provoi me një goditje, por u ndal nga portieri. Në vijim, Gjermania krijoi disa mundësi të mira, por Jukaj reagoi mjaft mirë. Në minutën e 39-të, Shqipëria ishte pranë golit me një goditje dënimi të fortë të Brrutit, por portieri kundërshtar devijoi në këndore. Pjesa e parë u...