Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Testi U21/ Gjermania e Grudës dhe Vaiper triumfon në ‘Elbasan Arena’ ndaj Shqipërisë
U zhvillua sot në “Elbasan Arena” miqësorja Shqipëri U21- Gjermani U21. Në këtë takim trajneri kuqezi i Shpresave Alban Bushi hodhi në fushë lojtarë që aktivizohen jashtë vendit ndërsa vetëm portieri i Vllaznisë Jukaj ishte nga kampionati shqiptar. Në radhët e gjermanëve të kësaj grup moshe militojnë dhe dy futbollistët me origjinë shqiptare, Brajan Gruda dhe Nelson Vaiper. Pas pjesës së parë 0-0 në start të së dytës, skuadra e Gjermanisë shënoi dy herë me Ansah 48′ dhe Pejçinoviç në të 52′. Në pjesën e dytë për Shqipërinë u kativizuan disa lojtarë të tjerë por pa mundur të ndryshojnë situatën. Deri në fund nuk pati gol tjetër (0-2 final). Takimi u arbitërua nga Eldorjan Hamiti./Sportiim.al/ Vazhdo leximin