“Bota vazhdon ta nderojë”/ Albin Kurti përkujton Nënë Terezën: Paraqet shembullin më sipëror ndër ne

“Bota vazhdon ta nderojë”/ Albin Kurti përkujton Nënë Terezën: Paraqet shembullin më sipëror ndër ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 28-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, bamirëses së madhe shqiptare, e cila u nda nga jeta më 5 shtator 1997. Kurti ka rikujtuar jetën dhe veprën e saj, duke theksuar se Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, me origjinë nga Prizreni dhe Gjakova, u bë e njohur në mbarë botën përmes veprimtarisë së saj humanitare në Indi. “Në kujtim të Nënë Terezës” Në një ditë sikur e sotmja, më 5 shtator 1997, ka vdekur bamirësja e madhe shqiptare, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu. E njohur botërisht si Nënë Tereza, ajo kishte lindur 87 vite më parë, më 26 gusht 1910 në Shkup, atëbotë kryeqendër e Vilajetit të Kosovës. Prindërit e saj ishin Nikollë Bojaxhiu...