Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare

Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare

Një humbje e madhe për kulturën kombëtare Shqipëria humbi sot një nga figurat më të shquara të artit dhe shkencës etnografike – Prof. Agim Bido, kostumografi më i mirë i vendit, studiuesi që i dha frymë dhe kuptim të ri trashëgimisë sonë të pasur shpirtërore. Ai u shua i mbërthyer nga kthetrat e një lëngate shëndetësore, por la pas një trashëgimi që do të mbetet përgjithmonë udhërrëfyes për studiuesit dhe brezat e ardhshëm.       Emri i Prof. Bidos lidhet pazgjidhshmërisht me Xhubletën, këtë kryevepër të trashëgimisë kombëtare shqiptare. Pa studimet e tij etnologjike dhe dashurinë e pashoqe për këtë veshje unike, njohja zyrtare e saj si pasuri e rrallë e kombit nuk do të ishte e mundur. Ishte pikërisht kontributi i tij që...