Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“12 vite vonesë për rrugën e Berishës”, Shehu denoncon: Projekti nisi në 2009, Rama e “inaguron” në 2025
Ish-zëvendësministri demokrat, Sherefedin Shehu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për inaugurimin e aksit Qukës—Qafë-Plloçë. Shehu shkruan se Rama është ende duke inauguruar projektet e Berishës. Sa i përket aksit Qukës-Qafë Plloçë, ish-deputeti demokrat shkruan se projekti ka filluar që në vitin 2009 dhe kur Rama erdhi në pushtet, puna vazhdonte në shumë pjesë të rrugës. Vlera e rrugës është trefishuar, thotë Shehu. Më tej, ai shkruan se për Ramën më të rëndësishëm janë tenderat. “Edi Rama Akoma Inaguron Projektet e Berishës Sot e pamë me gjithë shpurën e tij duke inaguruar për të 10-ën herë rrugën Qukës – Qafë-Plloçë. Financimi i kësaj rruge është negociuar me Bankën Islamike për Zhvillim në 2008 dhe projekti ka filluar në 2009. Rama erdhi...