Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Vdes në moshën 92-vjeçare Dukesha e Kentit, Katharine
Katharine, Dukesha e Kentit, ka vdekur në moshën 92 vjeçare, njoftoi Pallati Buckingham, përmes një komunikate për media. Katharine ishte anëtarja më e vjetër e Familjes Mbretërore britanike, e martuar me Princin Edward, Dukën e Kentit, kushëri i parë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II. “Me hidhërim të thellë, Pallati i Buckingham-it njofton vdekjen e Lartësisë së Saj Mbretërore, Dukeshës së Kentit. Lartësia e Saj Mbretërore ndërroi jetë në paqe mbrëmë në Pallatin Kensington, e rrethuar nga familja e saj. Mbreti dhe Mbretëresha dhe të gjithë anëtarët e Familjes Mbretërore i bashkohen Dukës së Kentit, fëmijëve dhe nipërve e mbesave të tij në zi për humbjen e tyre dhe kujtojnë me dashuri përkushtimin e përjetshëm të Dukeshës ndaj të gjitha organizatave me të cilat ajo...