Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tonelata kokainë, kulla me lejen e Ramës dhe deputetë, DASH thërret Dumanin për kartelet shqiptare të drogës
Grupet e strukturuara kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainë në nga Amerika Latine në BE mesa duket janë kthyer në një shqetësim të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë shqetësim zyrtarët e departamentit amerikan të shtetit ia kanë komunikuar vetëm kreut të SPAK Altin Dumani në takimin e zhvilluar pak ditë më parë në Washington.Ky fakt është konfirmuar për Syri Tv nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit pas një kërkesë për informacion. Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Shefin e Prokurorisë Speciale (CSP) Dumani për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të dobishëm reciprokisht”,...