Ekspozita e Ramës në Kinë dhe lidhja me McGonigal/ Këlliçi: SPAK e sheh ndonjëherë deklaratën vjetore të pasurisë së kryeministrit?!

Ekspozita e Ramës në Kinë dhe lidhja me McGonigal/ Këlliçi: SPAK e sheh ndonjëherë deklaratën vjetore të pasurisë së kryeministrit?!

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka ngritur dyshimet, në lidhje me ekspozitat e çelura nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Kinë, që sipas ligjvënësit demokrat  'ura lidhëse' mes kompanisë kineze dhe kreut të qeverisë është McGonigal. Ajo që e bën më dyshuese sipas Këlliçit ekspozitën, është fakti se nga vetë kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë të dhënë në deklaratën vjetore të pasurisë, ndërsa sinjalizon SPAK që të bëjë verifikime për këtë çështje. ‘Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush… SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç! Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma!’, përmbyll reagimin e tij në rrjetin social deputeti demokrat, Belind Këlliçi. Rama zgjodhi...